E shtunë, 2 Gusht, 2025

Shkrimi në Evropë që tregon qysh biznesmenët po i kapin mediat e Kosovës

PolitikëShkrimi në Evropë që tregon qysh biznesmenët po i kapin mediat e Kosovës

Shënim: Në imazhin e mësipërm është videoja, mjafton vetëm ta klikoni PLAY.

Dje në një portal evropian – Euractiv –  doli një shkrim “kallëzonte” qysh mediat në Kosovë janë të kapura nga disa biznesmenë. Qe çka kuptuam ne prej tij.

Është një shkrim që po shpërndahet me të madhe dje e sot nga zyrtarët e Vetëvendosjes. Por, duket që ata të cilët po e shpërndajnë ose nuk e kanë lexu deri në fund ose… s’e njohin gjuhën angleze as në nivel elementar.

Shkrimi është goxhaaaa rëndues ndaj Vetëvendosjes.

Kurthi me Devollët?

Aty disa gazetarë të Klan Kosovës – në kushte anonimiteti – thonë që nuk janë leju me raportu keq për bizneset e Devollëve. Përmendet një rast kur ShBA i kishte vënë embargo dyshekëve Comodita, e një gazetar thotë që s’iu ishte lejuar të tregonin pse.

Po ashtu, thuhej që Shkëlqim Devolli i kishte mobilizu punëtorët e Klan Kosovës kundër Qeverisë Kurti. Iu kishte thënë që Kurti mund ta mbyllte Klan Kosovën dhe ata mund të mbesnin pa punë. Uh! Mos i kemi dëgju këto më herët?!

Dorën në zemër, shkrimi është shumë i dobët dhe s’ofron asgjë të re sa i përket Devollëve. Klan Kosova ballëlartë e kurrizdrejtë i promovon bizneset e pronarëve në edicione qendrore të lajmeve. Dhe, Devollët haptas kishin dalë me komunikatë ku thonin se Kurti donte t’i mbyllte.

Hajt mendoni, cili medium në Kosovë qe 25 vjet ka pasë guxim me raportu kundër bizneseve të pronarit të vet?! Përmendeni një të vetëm.

Klan Kosova bile bën kronika televizive për Bajram te xhamia e babës së Devollëve. Një gazetar i Klan Kosovës s’mundet me shkru as kundër asaj xhamie, se lëre më kundër bizneseve të Devollëve. Dhe kjo as që do diskutim. Është gjë e keqe. Por, nuk është një e keqe që bëhet tinëzisht. E shohim përmes televizionit të tyre. Na e kallëzojnë vet Devollët.

Në Tjetër ne kemi tregu qysh ka ndërru për një ditë politika editoriale e Klan Kosovës në raport me Vetëvendosjen në një ditë të ftohtë janari. Pse kishte ndërru? Aty e gjeni thelbin e mënyrës qysh Devolli operon me Klan Kosovën. Qe ku e keni më poshtë:

Sidoqoftë, artikulli s’ndalet te Devollët. Ne spekulojmë që i përdori Devollët sa me i futë në kurth aktivistët e VV-së.

ATV e Tëvë1

Në atë shkrim tregohet qysh pronarët e ATV-së – që janë edhe pronarë të AAB-së – nuk kanë leju me u raportu asnjë kritikë për Ministrinë e Arsimit të Arbërie Nagavcit prej vitit 2022 e deri më 2024.

Një gazetar i tyre foli për këtë gjë. Pra, pronarët e ATV-së s’i lejuan të shkruanin për një institucion që udhëhiqet nga Vetëvendosje. A është normale që një pronar të ketë frikë nga hakmarrja nëse transmeton storie kritike?! Kjo s’është mirë për VV-në.

Më pas, një gazetar i TëVë1 – shkrimi është aq i dobët sa as emrat e televizioneve nuk i ka shkruar si duhet – thotë që e kishin pasë të ndaluar me shkru keq për Ministrinë e Xhelal Sveçlës. Veç merreni me mend: këtë send e kanë shpërnda VV-ja duke mendu se është mirë për ta!

FUND

Që disa biznesmenë të mëdhenj qëndrojnë prapa mediave të Kosovës kjo dihet. Ajo që s’dihet bash mirë është qysh funksionojnë reklamat. A reklamon edhe dikush tjetër përpos shokëve e bashkëpunëtorëve të pronarit?!

Mënyra qysh funksionon kapja është larg më e nuancuar edhe pse tepër transparente. Po e përsërisim: gazetarët në Kosovë jo që s’mund të shkruajnë keq kundër bizneseve të pronarit, por as kundër bizneseve të jaranave të pronarit. E portalet as kundër bizneseve që ua japin veç nga 500 euro.

S’ka nevojë për burime këtu.

Nejse, ndoshta gjatë javës tjetër e bëjmë një video që e shpjegon qartë e mirë se qysh funksionon skena mediale në vendin tonë për me kuptu më mirë çka po themi.

Tjetër është medium i pavarur. Pse? Sepse ne punojmë pa pare, pa asnjë cent. Nuk e kemi prapa askënd.

P.S. Në asnjë formë ky vështrim nuk nënkupton relativizim të ndërhyrjes së pronarëve të mediave në redaksitë e tyre. Por, thjesht paraqitëm banalitetin e një situate që veçse është e njohur gjerësisht edhe nga vetë shikuesit meqë shfaqet hapur nga gazetarët.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: