E diel, 7 Shtator, 2025

S’ishte lëshim debati. Ishte katastrofë natyrore.

PolitikëS'ishte lëshim debati. Ishte katastrofë natyrore.

Videoja: 

E kemi thënë edhe më herët se debatet televizive po iu përgjajnë gjithnjë e më shumë katastrofave natyrore. Ndodhin sepse ndodhin!

Poshtërimi publik i Baton Haxhiut për zbavitje personale

E tillë ishte edhe skena e fundit që është bërë virale mes Ermal Pandurit dhe të ftuarit të tij, Fatmir Çollakut. Ky i fundit i lëshoi debatin në mënyrë demonstrative qysh në sekondat e parë, qysh në ndërprerjen e parë që iu bë.

A ishte faji i Ermal Pandurit? Apo mos vallë ishte faji i të ftuarit të tij?

Ermal Panduri e ka ndërtu një emision debati që motor e ka shikueshmërinë. Fjalitë që mbeten në gjysmë, britmat e thëna me alarm dhe sharjet janë për hesap të spektaklit, i cili është lënda djegëse që e vë në lëvizje atë motor.

Ajo që ndodhi ishte përplasja mes spektaklit dhe arsyes. Një mysafir që s’e duron dot ndërprerjen e mendimit në gjysmë dhe një moderatori që s’e duron dot tonin e ulët dhe mbytjen e alarmit prej tij (mysafiri po thoshte që statistikat tregonin që s’kishte vend për alarm). Pra, ishte një aksident i atillë si ato kur i vendos naftë një veture që ecën me benzinë.

Në anën tjetër, mysafiri i tij e dinte se ku kishte ardhë. Në çfarë formati të debatit. Dhe është pak e besueshme që u befasua nga ndërhyrja e moderatorit Ermal Panduri aq sa ta linte emisionin në minutën e parë. Sado që të na shkojë nerva ai format debati, kjo sjellje nuk përbën shërbim për sferësn publike. Përkundrazi, veç sa e spektaklizon më shumë debatin në një anë dhe në tjetrën veç sa e promovon sjelljen autoritare të debatuesve. Këtë e dëshmon edhe fakti se ekipi i Ermal Pandurit u ngut që ta plasonte menjëherë skenën në rrjete shoqërore dhe ta shfrytëzonte sa më shumë. Dhe, ia doli.

Nejse, nëse keni kohë dëgjojeni krejt çka mendoj për këtë farë katastrofe. Dhe nëse doni me dëgju se çka mësuam pasi i përcollëm 136 debate për katër ditë në Kosovë, më poshtë e keni videon tjetër.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: