Shkruan: Gazmend Demolli
Yo, Rame, ç’po ndodh? Je këtu duke shitur mendë në TikTokun e të moshuarve, duke i hedhur dissa Lulit sikur je koka e profilit, dhe këndej e bllokon TikTokun për të tjerët? Nah, bro, nuk je në rregull. “Bëj si them, jo si bëj”— weak sauce, bro. Nuk mund të luash të dy anët ashtu. Ti dhe skuadra jote e të moshuarve jeni ngrirë në kohën e gurit, duke menduar se TikTok është vetëm një lodër kohë-gëlltitëse. A po keni WiFi?
Dëgjo — TikTok ka tejkaluar kategorizimin fillestar si një modë sociale kalimtare dhe është bërë një forcë pa diskutim e rëndësishme që formëson kulturën dhe shoqërinë bashkëkohore. Nga Mati në Manhattan, të rinjtë po lidhen — komunitete pa kufi. Përdorimi i videos së shkurtër — e din ti këtë sport — dhe i përmbajtjes user-generated ka krijuar një ambient ku forma të ndryshme kreativiteti dhe shprehje individuale unike shpërndahen globalisht me shpejtësi dhe përhapje të papara. Është sheshi i ri i qytetit, është ajo tavolina para çajtores — por shumë më cool.
Një çun nga Mati, sot, nuk del në çajtore — por hyn në subkultura, gjen fisin e vet dixhital, ku ndjen se i përket diçkaje më të madhe. Algoritmi i platformës nuk është thjesht kod—është urë që lidh njerëz me anë të praktikave kulturore dhe përmbajtjave që kuratohen me shkathtësi. Ti mendon se ëndrron të bëhet çoban? Jo, mor jo, Rame — ëndërron të jetojë në një botë ku mund të shprehet, jo vetëm të mbijetojë.
Një nga kontributet më të rëndësishme të TikTokut qëndron në aftësinë e tij për të nxitë një ndjesi të thellë të komunitetit dhe për të rimodeluar mënyrën se si jetojmë së bashku në epokën digjitale. Nuk është ikje; është ngjizje, identitet, dhe skulptim i një hapësirë në një botë që shpesh duket shumë e vogël.
Një shembull? #BookTok ka miliarda shikime, duke i dhënë jetë librave të harruar, duke demonstruar përhapjen dhe ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në botën letrare. Po kthen librat e pluhurosur e të harruar në must-haves dhe po bën leximin cool përsëri. Sa herë që vajza ime më sheh me një libër në dorë, kosulton booktokun a ja vlenë ta lexojë apo jo. Disa libra bëhen aq viralë sa që porsa të dalin nuk fle tërë natën pa e lexuar. Po mbytësh një platformë që po rilind kulturën e leximit? Ironi: ju, ruajtësit e shijes së mirë, jeni duke u bërë pengesa ndaj demokratizimit të saj. Kjo është rilindja, Rame, don ti — o s’don.
TikTok po shfaqet edhe si një mjet fuqishëm dhe gjithnjë e më thelbësor për shpërndarjen e njohurive dhe edukimin në një spektër të gjerë fushash. Ky kreativitet vernakular, prodhim kulturor në duart e njerëzve të zakonshëm, shpesh realizohet si pjesë e praktikave krijuese të përditshme. Kreatorët po hedhin topa dije për gjithçka, nga fizika kuantike deri te planet e biznesit tuaj. Është shkollë ku nuk ta teshin. Aty ka një gamë mahnitëse të krijuesve të përmbajtjes edukative që mbulojnë tema si matematika, shkenca, kimia, gjuhët, historia, financa, dhe madje programim. Mund të mësosh spanjisht ndërsa skroll në FYP! Studimet e quajnë nano-learning, por unë e quaj thjeshtë — gjeniale. Kjo aksesueshmëri dhe angazhim i lartë i përdoruesve me videot edukative në TikTok tregojnë efektivitetin e formatit të platformës për të mësuar. Para se të ndalohet pse nuk shikuat si të përdoret?
Përtej asaj për shumë krijues, influencerë, artistë, TikTok nuk është vetëm një hobi — është edhe kafshatë goje, Rame. Po kthejnë likes në lekë, nga dhomat e tyre. Nga kuzhinat. Kuptimi i kompleksitetit të logjikës infrastrukturore të TikTok-ut, ndikimit të tij në krijues, rolit në formësimin e diskursit social, dhe përpjekjeve të tij të vazhdueshme në platformë governance është thelbësor për të kuptuar peizazhin dixhital në evoluim. E di sa i rëndësishëm është aftësimi i të rinjëve në këtë lëmi për të ardhmen e tyre? E di?
Merr Rizarten nga Durrësi — ajo është një TikTok queen, t’i lë humbur ministrat tuaj në komunikim me 21 pranverat e saj. Jo vetëm në komunikim — me edukatë, njohuri dhe maturi jete, shumë më të lartë se çdo kandidat i rradhës sate. Reziliente. E rritur. E forgjuar nga mediumi që ti e përçmon. Rizarta jeton dhe mban familjen nga TikToku. Si shumë të tjera vajza të pavarura. Po bllokon TikTokun? Po vret mundësinë e një brezi për të krijuar mundësi. Një jetë më të mirë. Kjo nuk është lojë, Rame — është ekonomi e re.
Por e dimë të gjithë: as TikToku nuk është i përsosur. Algoritmi i tij vepron si një makinë që i fut krijuesit në kthina të ngushta. I detyron të përsëritin të njëjtën përmbajtje, derisa kreativiteti i tyre të mbetet pa frymë. Ata luftojnë çdo ditë për të qëndruar në trend — duke postuar pa pushim, duke u përshtatur trendeve, duke bërë kompromise. Kjo lojë mund t’i largojë nga arti i tyre i vërtetë, t’i bëjë të harrojnë pse filluan.
Po, është një luftë: presioni për views, frika nga harresa, nevoja për të qenë gjithmonë in. Por ndërkohë, këta krijues po i japin 110% — më shumë se ndonjëherë ti, Ramë. Ata e dinë se platforma është një thikë me dy tehe: mund të të ngrejë në majë, por edhe të të shkatërrojë shpirtin nëse i lejon. Dhe kjo i forgjon, Rame, për jetën në botën e korporatave. Është një mësues jete.
Kështu, Rame, dhe të gjithë ju që ja teshni fëmijëve tuaj: rëndësia e TikTok-ut shtrihet shumë përtej kërcimeve virale dhe trendeve kalimtare. Është një platformë e fuqishme dhe me shumë fytyra që po ndikon thellë në kulturë përmes demokratizimit të shprehjes kreative, komunitet — përmes formimit të lidhjeve dinamike online, njohuri — përmes rolit të tij në rritje në edukim dhe shpërndarje informacioni, dhe natyrës vetë të punës krijuese bashkëkohore dhe angazhimit social.
Ti e bllokove? Clown move. E ke për politikë, do të të kthehet bumerang, Rame. Në vend që ta bllokosh, pse s’u përpiqe ta kuptosh? Zgjidhja nuk është censurë, por edukim për përdorim inteligjent. Peace. Unë të dua, ti e din.
TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).