E shtunë, 7 Qershor, 2025

Trumpi me kërcënime, Musku me kerre të kallta: Ngjarje që tregojnë sa poshtë ka rënë Amerika

PolitikëTrumpi me kërcënime, Musku me kerre të kallta: Ngjarje që tregojnë sa poshtë ka rënë Amerika

Miliarderët sharlatanë që po udhëheqin me Amerikën – Donald Trump e Elon Musk – po vazhdojnë ta turpërojnë aleatin e madh të Kosovës. Lajme të pabesueshme edhe për një vend të botës së tretë po vijnë nga shteti më i fuqishëm i botës.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Qe çka ndodhi, shkurtimisht.

Elon Musku është në zor të madh. Puna që ai po bën për shkurtimin e administratës po merr kritika të ashpra bile edhe nga simpatizantët e partisë në pushtet. Popullariteti i Muskut ka rënë përtokë. Kerret me rrymë të prodhuara prej kompanisë së tij, Tesllës, po digjen e po vandalizohen e po shiten e kështu me radhë.

Aksionet e saj kanë rënë ekstrem shumë.

Për me ndihmu, ditë më parë presidenti i Amerikës Donald Trump iu bëri thirrje njerëzve që të blinin kerre Teslla. Shiheni fotografinë më lart. Korrupsion i gjallë.

Po të ndodhte kjo në Kosovë, do të na vinte turp të gjithëve. Por, shyqyr që s’jemi kësi vendi.

Por, pritni se ka edhe më keq.

Presidenti i këtij shteti, Donald Trumpi kur e pa që as reklama shtetërore për kerret e bashkëpunëtorit të tij s’funksionoi… eskaloi totalisht. Ai i kërcënoi njerëzit që po i shkatërronin Tesllat. Ai shprehu dëshirën që prishësit e veturave të partnerit të tij politik të merrnin dënime të rënda që do t’i vuanin në burgje të El Salvadorit.

“Mezi po pres me i pa këta cuba terrorista të sëmutë kah i marrin 20 vjet burg për atë çka po i bëjnë Elon Muskut dhe Tesllës.” – shkroi presidenti amerikan.

Njerëzit po protestojnë për rolin e Muskut në administratën Trump. Për qëndrimet e tij tmerruese.

Kryeprokurorja e Shtetit – një militante e egër pro Trumpit me emrin Pam Bondi – po ashtu po flet me një gjuhë të ashpër kundër atyre që po shkatërrojnë Tesllat. Ajo po i quan këto veprime si “terrorizëm” duke i kërcënuar se do ta pësojnë keq.

Zhvillimet amerikane si në Rusi ndërkohë vazhduan tutje. Një shkencëtari francez iu mohua hyrja në ShBA shkaku i disa mesazheve ku e kritikonte presidentin Trump.

Kjo masë duket se u mor nga autoritetet amerikane shkaku se në telefonin e hulumtuesit kishte mesazhe me kolegë dhe shokë në të cilat ai shprehte opinione personale për politikat e administratës Trump sa i përket hulumtimeve shkencore,” – tha ministri i Arsimit të Lartë në Francë, Philippe Baptiste.

Tronditëse, apo jo?

Çka mendoni, a do t’i lejonin gazetarët e TJETËR të futeshin në Amerikë? 😛

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: