E diel, 7 Shtator, 2025

Trumpit i zbulohet shifra TRONDITËSE që po e përfiton si President i Amerikës

PolitikëTrumpit i zbulohet shifra TRONDITËSE që po e përfiton si President i Amerikës

Me shumë gjasë keni dëgju për aeroplanin ekstra-super-mega-luksoz që shteti i Katarit i ka dhuruar presidentit Donald Trump?! Ai vlen diku 400 milionë dollarë, e që do të rimodelohet edhe për nja një milardë dollarë tjera për t’iu përshtatur shijes së presidentit amerikan. Por, ky korrupsion del të jetë veç kusuri i krejt atij korrupsioni galopant nga i cili po përfiton Trumpi me familje.

Në një artikull tronditës të publikuar në magazinën The New Yorker tregohet se çfarë profiti personal po nxjerrë Trumpi me familjen e tij nga pozita e tij.

Aty listohen pesë mega-projekte në Gjiirin Persik, në marrëveshje personale të bëra nga Trumpi. Një resort gjigant në Hanoi. Rreth gjashtë projekte me crypto, për të cilat korrupsioni është thjesht i pamohueshëm. Avioni luksoz nga Katari. Por, edhe projektet në Shqipëri e Serbi.

Në Serbi, do të ndërtohet një hotel në qendër të Beogradit me mbështetjen e investitorëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkohë, siç tashmë keni dëgjuar, në Janar dhëndrit të tij Jared Kushner iu bë aprovimi preliminar për ndërtimin e një resorti turistik në Shqipëri. Është vlerësuar që deri tash ky projekt i ka siguruar Trumpit diku 320 milionë dollarë.

Sidoqoftë, kjo është çikërrimë në krahasim me shumën totale të përcaktuar nga artikulli.

Ajo është 3.4 miliardë dollarë deri në fund të mandatit të tij të dytë. Kjo nënkupton se Trumpi paguhet rreth 70 milionë dollarë në muaj për punën e tij.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: