Zakonisht, kur përmendet Ulpiana përmendet Perandori Justinian. Dihej se ai kishte lindur në Dardani dhe prandaj supozohet se e kishte një farë lidhje emocionale me Ulpianën dhe trojet tjera dardane. Sidomos, meqë e kishte rindërtu krejtësisht pas shkatërrimit të saj. Por, e vërteta është më ndryshe.
Videoja:
Perandori Justinian ishte një perandor bizantin shumë autoritar që shtypte jo vetëm dardanët por edhe të gjithë popujt tjerë që i kishte nën sundim.
Sidoqoftë, lidhja më e fortë e Justinianit me Ulpianën merret rindërtimi që ai ia bëri qytetit. Për ata që s’e dinë: Ulpiana ishte shkatërru gati plotësisht prej një tërmeti të madh që kishte ndodhë në vitin 518, siç rrëfen edhe kronisti i asaj kohe Marcellinus Comes.
Nëntë vite më vonë, me t’u bërë Perandor, Justiniani e nisi një program masiv të rindërtimit nëpër Ballkan. Pra, jo vetëm në trojet dardane. Dhe s’ishte veprim nga dashamirësia e tij por nga nevoja që Perandoria të mbrohej nga sulmet e vazhdueshme të dakëve, e më vonë edhe Avarëve e Sllavëve.
Historiani i asaj kohe, Procopiusi, kishte tregu për rindërtimin e Ulpianës dhe emërtimin e saj nga Justiniani si Iustiniana Secunda. Ose, Justiniana e Dytë.
Ndërkohë, Justiniana Prima, pra Justiniana e Parë ndodhet në Serbi. Ky qytet ishte ndërtu po ashtu nga Justiniani prej fillimit më 535. Qysh në këtë emërtim, e vërejmë që Justinianit s’i bënte fort për Dardaninë e për Ulpianën e më-the-e-të-thashë.
Mbishkrimet e gjetura në dy vitet e fundit – e që u bënë edhe lajm ndërkombëtar – e lidhin direkt Perandorin Justinian dhe gruan e tij, Teodorën, me qytetin e Ulpianës. Janë bërë nga vetë Perandori Justinian. Sidoqoftë, po flasim thjesht dhe vetëm për disa vite ekzistencë të një qyteti të lashtë e jashtëzakonisht të lulëzuar dikur. Sepse, vetëm pak vite pasi ishte rindërtuar, Ulpiana – ose Justiniana Secunda – në mënyrë misterioze u zhduk nga historia duke i lënë pas veç rrënojat që do t’i gjendeshin në vitin 1953.
Për shembull, historiani francez i përfshirë në gjetjen e mbishkrimeve të Justinianit, Christophe Goddard, tregon që Ulpiana e rindërtuar ishte dyfish më e vogël (19 hektarë) se që kishte qenë më parë (39 hektarë). Dhe madje, ishte rindërtuar jo bash aty ku kishte qenë por një kilometër më në lindje.
The ancient Roman city of Ulpiana, whose ruins lie just outside Prishtina, continues to yield extraordinary discoveries, thanks to the work of a team of archeologists from Kosova and France. A second inscription dedicated to Emperor Justinian and Empress Theodora has now been… pic.twitter.com/oH1X8FRn5n
— Albin Kurti (@albinkurti) August 4, 2025
Është e vërtetë se ato që janë zbuluar – mbishkrime, statuja, gërmadha tjera – janë nga shtresa sunduese e Ulpianës pas rindërtimit të saj. Pra, nga ata skllavopronarë e tregtarë të pasur të periudhës së Justinianit që donin të linin diçka pas vetes. Dhe jo nga skllavët e fshatarët dardanë që preokupim të vetëm e kishin mbijetesën. Por, gjithçka që duket këtu është më ndryshe se që duket.
Ulpiana ishte larg më e madhe se Perandori Justinian (për ne shqiptarët).
Në qendër të Ulpianës rrënja Dardane, jo Justiniani
Ulpiana kishte marrë statusin “Municipium” ose “qytet i vetëqeverisur” 400 e më shumë vjet para rindërtimit që i bëri Justiniani. Dhe ekzistonte si vendbanim shumë përpara kësaj kohe – megjithëse, nuk dihet saktë data e lindjes së saj.
Para se të bëhej qendër episkopale me peshkop e me priftërinj e bazilika siç e kishte ndërtuar Justiniani, Ulpiana veçse kishte një traditë të gjatë si qytet dhe pati një bum të jashtëzakonshëm zhvillimi.
Meqë i kishte 40 hektarë, kjo nënkupton se me një dendësi mesatare Ulpiana i kishte diku prej 10 mijë deri në 12 mijë banorë. S’duhet harruar se po flasim për një periudhë kohore në të cilën numri total i banorëve në botë ishte 40 herë më pak se sot dhe numri i qyteteve ishte mijëra herë më i vogël.
Sa i përket piramidës shoqërore – asaj që dihet prej fillimit të shekullit II e deri në shekullin VI – duhet thënë se ajo ishte e krijuar nga Perandoria Romake por kishte edhe ndikimin lokal dardan.
Ta zëmë, skllavëria ishte normale. Por, kishte edhe plot fshatarë e punëtorë të lirë që vinin në Ulpianë për të bërë pazar ose për të marrë pjesë në festivale e për të paguar taksat. Kishte edhe zejtarë e tregtarë. Për shembull, disa ishin farkëtarë. Disa ishin gurëgdhendës. Disa tjerë poçarë. E kështu me radhë.
Ulpiana ishte e njohur edhe për minierat e saj. Kështu që, një pjesë e madhe e shoqërisë i takonte shtresës së minatorëve, metalpunuesve dhe tregtarëve të mineraleve.
E meqë e kishte një traditë të gjatë në vetëqeverisje lokale, kishte edhe plot administratorë e oficerë ushtrie. Por, duhet thënë se kishte edhe ushtarakë të lartë të Perandorisë Romake që dilnin në pension pasi merrnin toka nëpër qytete më provinciale.
Pra, Ulpiana kishte përjetu lloj-lloj dramash e intrigash politike, siç e kishte përjetu edhe një gjallëri të jashtëzakonshme për rrethanat e kohës.
Vetë emri Ulpianë besohet gjerësisht nga historianët se erdhi nga familja e famshme romake Ulpius. Ajo ishte një familje nga e cila rrodhi senatori dhe gjenerali romak Marcus Ulpius Traianus dhe më pas edhe Perandori i famshëm Trajani që parapriu një prej perandorëve më të mirë romakë, Hadrianin – e i cili gjithashtu kishte lidhje me familjen Ulpius.
Perandor Trajani besohet se në atë periudhë – për arsye strategjike – e kishte ndërmarrë një fushatë në Ballkan për t’i konsoliduar ato rajone si pjesë të Perandorisë Romake. Si komponentë e kësaj fushate ishte edhe zhvillimi i Ulpianës. E prandaj, edhe emri i familjes së tij u bë emri i qytetit.
Fatkeqësisht, nuk ka të dhëna të shkruara që tregojnë se çfarë emri kishte Ulpiana para vitit 100 dhe se në çfarë mënyre ekzistonte. Por, kjo nuk e mohon në asnjë formë rrënjën e saj dardane meqë shtrihej pikërisht në territoret që i përshkruhen Dardanisë nga gjeografët grek Strabo dhe Ptolemeu, historianët romakë Appiani i Aleksandrisë dhe Kassius Dio por edhe të tjerë.
Nëse në tregimin e Ulpianës e qendërzojmë figurën e Justinianit të Madh, atëherë ne rrezikojmë ta zhbëjmë krejtësisht historinë e saj. Kjo sepse Justiniani i Madh krijoi e rikrijoi edhe njëzet deri në tridhjetë qytete tjera.
Ulpiana është e jashtëzakonshme për shkak se u zhvillua e lulëzoi si një qytet dardan gjatë Perandorisë Romake, të paktën për katërqind vite prej 117 e deri më 518. Aty mund të jenë edhe rrënjët tona, si pasardhës të Dardanëve. Në tjetrën anë, rindërtimi i Ulpianës nga Justiniani fatkeqësisht ia zgjati jetën qytetit vetëm për disa vite.
Perandori Justinian ishte një perandor bizantin shumë autoritar që shtypte jo vetëm dardanët por edhe të gjithë popujt tjerë që i kishte nën sundim.
Sidoqoftë, lidhja më e fortë e Justinianit me Ulpianën merret rindërtimi që ai ia bëri qytetit. Për ata që s’e dinë: Ulpiana ishte shkatërru gati plotësisht prej një tërmeti të madh që kishte ndodhë në vitin 518, siç rrëfen edhe kronisti i asaj kohe Marcellinus Comes.
Nëntë vite më vonë, me t’u bërë Perandor, Justiniani e nisi një program masiv të rindërtimit nëpër Ballkan. Pra, jo vetëm në trojet dardane. Dhe s’ishte veprim nga dashamirësia e tij por nga nevoja që Perandoria të mbrohej nga sulmet e vazhdueshme të dakëve, e më vonë edhe Avarëve e Sllavëve. Dhe po flasim për një kohë kur Perandoria Romake veçse i kishte 50 vjet që kishte rënë ndërsa Perandoria Bizantine po hynte në një fazë njëmijë-vjeçare të përgjumjes.