Grindja mes Trumpit dhe Zelenskit tashmë është ngjarja më e komentuar në botë. Ajo që ndodhi, ndodhi. Pasojat do të jenë, ato që do të jenë. Por, kush kë e poshtëroi gjatë asaj grindjeje?
Nëse e shohim me kujdes gjithë atë që ndodhi mësojmë se në fakt i poshtëruari në këtë mes doli presidenti amerikan. Atij madje s’i doli as ndihma e zëvendësit JD Vance që u trimërua aq sa t’i lypte respekt presidentit të Ukrainës.
“A ke thënë falemnderit, a ke thënë falemnderit”.
Zelenski në anën tjetër s’është që e mbajti veten. Ishte agresiv gjithë kohës, madje edhe tallës. Në plot raste fytyra e tij dukej bile edhe përqeshëse ndaj Trumpit (shih sekondat 7:58-8:02).
E kjo, e ekspozoi krejtësisht Trumpin. Ai është me Rusinë. Amerika është me Rusinë. Sado keq që na vjen ta themi, këtu s’ka çka të thuhet tjetër. S’ke çka i bën. Dhe duket se këtë mesazh po e merr edhe Evropa.
Shkëndija e parë
“A e shihni urrejtjen që ky (Zelenski) e ka ndaj Putinit. Është goxha zor për mua të bëj marrëveshje. Ai ka tepër shumë urrejtje,” – tha ai, ndërsa më poshtë e keni reagimin e Zelenskit kur dëgjon këto fjalë.
Çka duhet me ndje Zelenski për dikë që po ia vret qytetarët poshtë e përpjetë dhe po ia shkatërron vendin?
Nejse, vazhdojmë tutje.
Pa i shtru askush pyetje, fjalën e mori vullentarisht Zv. Presidenti amerikan JD Vance. Ai foli zi e terr për ish-Presidentin Joe Biden, mikun e madh të Kosovës. Ka fjalë, s’ka vepra. E më-the-e-të-thashë.
“Çka e bën Amerikën shtet të mirë është se ajo angazhohet në diplomaci. E këtë gjë po e bën Presidenti Trump.” – u shpreh Vance duke ia ngucë nervat Zelenskit.
Eh, këtu krisi
Teknikisht mund të thuhet se grindjen e nisi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski. Pasi Vance i tha ato fjalë, Zelenskiy ndërhyn duke ia shtru një pyetje:
“A mundem unë me ta shtru një pyetje?” – i thotë ai.
“Sigurisht,” – ia kthen Vance.
“Ai (Putini) okupoi pjesë të mëdha të Ukrainës. Ai i okupoi më 2014. Përgjatë shumë viteve – s’po flas veç për Bidenin – por në atë kohë ishte Obama, më pas Trumpi, më pas Bideni e tash përsëri presidenti Trump… Më 2014 askush s’e ndali. Ai veç okuponte e merrte. Vriste njerëz…”
“2015-n?” – e pyet Trumpi.
“2014-n…” – e korrigjoi Zelenski dhe nis me shtru pyetjen.
“Unë s’isha këtu…” – komenton si budalla Trumpi, që në fakt ishte president gjatë luftës që zhvillohej në ato vite.
“…më 2019 ne e nënshkruam me të (Trumpin), Macronin e Merkelin një armëpushim. Të gjithë këta më thanë se ai kurrë s’do të hynte… kishte një kontratë gazi. Por pas kësaj, ai e shkeli këtë marrëveshje. Ai na i vrau njerëzit dhe i shkëmbeu të burgosurit. Për çfarë diplomacie, JD, po flisni?” – e pyeti Zelenski me nervozë “çka keni, çka keni në mendje?!”
“Po flas për atë lloj diplomacie që do t’i japë fund shkatërrimit të vendit tënd,” – ia kthen Vance me një ton të lartë.
“Po, por nëse ju jeni…” – Zelenski provon të flas.
“Z. President, z. President,” – e ngrit edhe më shumë zërin Vance. “Mendoj se është mosrespektuese për ju që të vini në Zyren Ovale dhe ta ngrisni këtë punë para mediave amerikane,”
“Tash ju po shkoni gjithandej duke i detyru njerëzit me luftu sepse po keni problem me gjetë ushtarë. Ju duhet ta falenderoni Presidentin Trump që dëshiron t’i japë fund kësaj lufte” – vazhdoi Vance.
“A ke qenë ndonjëherë në Ukrainë që e di se çfarë problemesh kemi?” – e zuri keq Zelenski.
“Në fakt i kam parë dhe dëgjuar storiet… A pajtoheni se keni pasë probleme (me ushtarë)?” – ia ktheu Vance pyetjen.
“Kemi probleme… do të përgjigjem…” – nis të flas Zelenski, por Vance nxehet edhe më shumë dhe e ngrit zërin.
“Dhe a është respekt me ardhë në Zyren Ovale të Amerikës dhe me sulmu administratën që po provon me ndalu shkatërrimin e vendit tënd?”
Kjo bën që Trumpi ta kthejë kryet kah Zelenski.
“Shumë shumë pyetje, t’ia nisim prej fillimit,” – i thotë Zelenski.
“E para e punës, gjatë luftës të gjithë kanë probleme. Bile edhe ju. Por, ju e keni një oqean të madh (që ju ndan nga Rusia)… por do ta ndjeni në të ardhmen,” – vazhdon presidenti ukrainas.
“S’e din ti këtë punë. S’e din ti këtë punë,” – i ndërhyn Trumpi ndërsa Zelenski po përpiqej të kryente fjalinë.
“Mos na thoni neve se çka do të ndjejmë. Po provojmë me zgjidhë një problem. Mos na thoni neve çka do të ndjejmë.” – i bërtiti Trumpi.
“S’po ju them juve, po përgjigjem në këtë pyetje,” – i thotë Zelenski.
“Ti s’je në pozitë për me na tregu këtë gjë. Mbaje mend këtë që po ta them.” – i thotë Trumpi dhe ia bën me gisht dhe ia përsërit të njëjtën fjali.
“Do të ndjeni influencë,” – i tha Zelenski duke dashtë të nxirrej nga situata.
“Do të ndihemi shumë mirë e shumë fort,” – i bërtet Trumpi. “S’je tash ti në pozitë të mirë. E ke lënë veten me ra në pozitë shumë të keqe… S’i ke letrat…” – Trumpi.
“S’po luaj me letra…” – Zelenski.
“Po luan me letra. Po luan bixhoz me jetërat e miliona njerëzve… Po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore. Po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore. Çka po bën ti është shumë mosrespekt për këtë vend…” – Trump.
“Kam shumë respekt për këtë vend,” – Zelenski.
“Ky vend të ka mbështet shumë më shumë se që disa njerëz mendojnë se do duhej,” – Trumpi.
“A ke thënë falemnderit, qoftë njëherë, gjatë kësaj konference?” – Vance.
“Po, shumë herë,” – Zenelski.
“Ke qenë në Pensilvani në tetor dhe ke bërë fushatë me kundërshtarët tanë (Demokratët). Ofro pak vlerësim për Amerikën dhe presidentin që po provon me shpëtu shtetin tënd.”
“Ju lutem. A mendon se nëse flet me zë të lartë për luftën…” – Zelenski i drejtohet Vance-it.
“S’po flet me zë të lartë, s’po flet me zë të lartë,” – ia kthen Trumpi, me zë pushkë. “Vendi yt është në telashe të mëdha.”
“A mundem mu përgjigjë, a mundem mu përgjigjë?” – Zelenski i thotë Trumpit.
“Jo, jo. Boll fole.” – ia kthen Trumpi me nervozë. “Shteti yt është në telashe të mëdha. S’do ta fitoni këtë (luftë).”
“E di, e di.” – Zelenski.
“E keni një shans me shpëtu shkaku ynë.“ – Trump.
“Po qëndrojmë në vendin tonë. Po qëndrojmë në vendin tonë. Prej fillimit të luftës jemi mbajtë fort. Të vetëm. Jemi falenderues…” – Zelenski.
“S’keni qenë vetëm… S’keni qenë vetëm. Ne jua kemi dhënë – përmes atij presidenti budallë – 350 miliardë dollarë. Ne ju kemi dhënë armë. Ushtarët i keni trima por ata duhej me përdor armët tona. ” – ia kthen Trumpi.
Zelenski ankohet se s’po e linte të fliste.
“Ju më ftuat që të flisja… “ – Zelenski.
“Nëse s’do t’i kishit armët tona, kjo luftë do të kryhej për dy javë.” – Trumpi
“Për tri ditë,” – tallet me të Zelenski. “E kam dëgju këtë gjë prej Putinit. Për tri ditë.”
“Zor ka me qenë me kry biznes në këtë formë,” – iu thotë Trumpi gazetarëve.
Më pas, Trumpi thotë se mirë që e panë amerikanët gjithë atë shfaqje. “Prandaj e lashë të vazhdonte kaq gjatë.”
gtx-trans-icon”>