Përmendja e “rugovizmit” bëhet shumë e shpesh gjatë çdo cikli zgjedhor. Por, sa herë që përmendet, kjo bëhet në mënyrë të vagullt. Ne provuam t’i jepnim një përgjigje modeste asaj se çka është rugovizmi. Sidomos vështruar nga viti 2026.
Nuk e dimë nëse ia kemi qëlluar ose jo. Por, mos hezito me na tregu se çka mendon për Rugovën ose rugovizmin nëse veçse e ke një mendim të formuar për këtë çështje.
Dhe nëse ke nevojë për ndonjë link a të dhënë tjetër që përmendet në këtë video, na shkruaj. Mos na kurse.
Mos harro: JO gjuhës së urrejtjes dhe mosdurimit.