Sulmet brutale ndaj Kujtim Shalës, Dukagjin Pupovcit, Shkëlzen Gashit…

TEKSTSulmet brutale ndaj Kujtim Shalës, Dukagjin Pupovcit, Shkëlzen Gashit...

Para disa ditëve bëri jehonë sulmi i shkrimtarit Ag Apolloni ndaj Kujtim Shalës së LDK-së. Mirëpo, Kujtim Shala s’ishte ‘viktima’ e vetme e fjalës së shkrimtarit. Lista e njerëzve të sulmuar ishte shumë e gjatë.

Apolloni ato sulme i bëri në një fjalim ku po nderohej akademik Rexhep Qosja, që vdiq në prillin e këtij viti.

Sa për rikujtim po e përmendim sulmin ndaj Kujtim Shalës. Apolloni pretendon se Shala “i turrej profesorit nëpër korridore për ta sulmuar fizikisht.” Ai thotë se ishte dëshmitar i këtyre turrjeve. Pra, kanë ndodhur disa herë.

Shkrimtari nga Kaçaniku vazhdon tutje duke thënë se “për këto sulme, Partia e shpërbleu shumë shpejt me poste politike…”

Me “Parti” e ka fjalën për LDK-në.

Shkëlzen Gashi

Ag Apolloni sulmon disa ojq si Admovere, Integra, KEC e KFOS për shkak të një hulumtimi ku njollosej Qosja. Dhe për shkak të qasjes armiqësore ndaj tij.

Gashi ishte autor i hulumtimit në fjalë që titullohet “Instituti i vetizoluar” e ku paraqiten një mal me probleme në funksionimin e tij.

Dukagjin Pupovci

Dukagjin Pupovci prezantohet në këtë fjalim si djali i Syrja Pupovcit, e i cili sipas Apollonit ishte shërbëtor i devotshëm i regjimit serb.

Po ashtu, në fund të fjalimit ai i vargon sulmet më të rënda ndaj tij duke e paraqitë edhe si figurë potencialisht të korruptuar.

“fëmijët e tyre [ individëve që i shërbenin Serbisë] që u pasuruan çuditshëm pas lufte dhe morën nën kontroll arsimin në Kosovë, duke sulmuar universitetin publik për ta fuqizuar shkollën e vet private…”  

Me shkollë private e ka fjalën për Mileniumin e Tretë ku Dukagjin Pupovci është udhëheqës.

Rektori Arben Hajrullahu

Rektori akuzohet se ishte pjesë e OJQ-së Admovere. Dhe se as nuk e kishte përkujtuar Qosjen në rastin e vdekjes së tij. Po ashtu, akuzohet si një servil që e ka nderuar kryeministrin dhe presidenten dhe tashmë ndihet rehat e i “imunizuar.

Qytetarët e Shtimes

“…ministri i Arsimit, Agim Veliu, solli një drejtor nga Shtimja për ta larguar Rexhep Qosjen.” – tha Apolloni.

Ky është një sulm provincial sepse inferiorizon qytetarët e Shtimes. Këtu bëhet fjalë për kohën kur Qosja ishte larguar nga pozita e drejtorit të Institutit Albanologjik.

Agim Veliu

Në të njëjtën fjali, pra, sulmohet edhe Agim Veliu. S’e harruam.

Prishtina

Thotë se s’ishte bash qytet kur Rexhep Qosja erdhi nga fshati i tij.

Ka edhe tjerë

Ka edhe të tjerë që sulmohen, por që ose s’janë fort të rëndësishëm ose sulmi ndaj tyre ishte relativisht i butë.

Asnjë prej njerëzve të sulmuar – përfshirë Kujtim Shalën – nuk është marrë me këto sulme e akuza të Apollonit deri tash.

P.S. Tash e kemi rifunksionalizu faqen e tjeter.net. Hin e këqyre. Dhe nëse dëshiron të punosh si ne vullnetarisht, na shkruaj në [email protected]. E nëse s’e ke bërë ende Like e Subscribe, bëje. S’kushton asgjë.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: