Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar gjatë ditës së sotme, 6 korrik, se Policia e Kosovës kishte zhvilluar një operacion më 30 qershor duke sekuestruar asete me vlerë prej 1 milion euro.
Prokuroria ka njoftuar tutje se operacioni ishte në kuadër të një hetimi mbi pastrimin transnacional të të ardhurave nga trafikimi i drogës.
Pra, këtu ka të përfshirë edhe njerëz jashtë Kosovës.
Prokuroria ka qenë në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuara nga Europol dhe Eurojust.
Në trag një çifti të martuar kosovar
Merret vesh nga komunikata se ndihmuese për të zbuluar këtë rrjet kriminal kishte qenë identifikimi i llogarive bankare, interesave të biznesit, pasurive të paluajtshme dhe automjeteve me vlerë të lartë të një çifti të martuar kosovar me vendbanim në Itali.
“Çifti, i cili është nën hetim penal në Itali me dyshimin për pastrim parash, u arrestua në Francë në shtator 2025. Policia kishte zbuluar më shumë se 56 kilogramë shufra ari dhe 2.5 milionë euro të fshehura brenda në ndarjeje të modifikuar të dy automjeteve.” – shkruhet në komunikatë.
Nga fotografitë e publikuara në faqen e Facebookut mund të shihen disa vetura luksoze, shtëpi e edhe butiqe.
Komunikata e plotë mund të lexohet KËTU.