Veton Surroi thotë se dikush ia shtrembëroi fjalët pas deklaratës skandaloze – qëllon portali i motrës

Pa lidhjeVeton Surroi thotë se dikush ia shtrembëroi fjalët pas deklaratës skandaloze - qëllon portali i motrës

Një lajm mbrëmë çoi peshë Facebook-un. Veton Surroi kishte deklaruar në emisionin e tij në Kohavision se demonstratat e vitit 1981 nuk kishin arsye që të organizoheshin.

Natyrisht, kjo përbënte një përlloçje të rëndë të sakrificës e rezistencës ndaj regjimit komunist ish-Jugosllav dhe prandaj shumë njerëz u prekën.

Mirëpo, më pas ndodhi shpëlarja më qesharake e viteve të fundit.

Akti I: Faji

Koha transmeton lajmin se Veton Surroi ka thënë që “demonstratat e vitit 1981 nuk kishin arsye të organizoheshin”. Prandaj edhe e keni parë gjithandej me logon e Kohës. Medium që drejtohet nga motra e saj. Dhe ku bën emision ai vetë.

Por, ata tashmë e kanë fshirë.

Akti II: Shpëlarja

Menjëherë më pas, Surroi e kupton çka ka bërë dhe provon të nxirret. Me anë të një statusi në Facebook, ai thotë se deklaratata i është shpërndarë gabimisht. Nuk tregon kush e shpërndau. Pra, nuk tregon që ishte motra e tij.

Akti III: Lloçi 

Koha – mediumi i motrës që ia shpërndau lajmin dhe më pas ia fshiu për ta ruajtur – ia boton edhe reagimin e tij. Sikur ai reagim të bëhej për ndonjë portal tjetër diku, e jo për portalin e tyre.

Për ironi, titulli i Kohës është: “Surroi për keqinterpretimin e deklaratës lidhur me demonstratat e 1981-s”  Koha nuk tregon se bëhet fjalë për lajmin që e kanë fshirë.

Ndërkohë, ajo që Surroi e thotë në arsytim është një lojë banale fjalësh dhe asgjë më shumë. Ne do të shpresonim se ai përnjëmend s’do ta thoshte atë që portali Koha tha se e tha. Por, ja që portali Koha tha se e tha.

Nejse, ne iu ftojmë ta lexoni edhe shkrimin e mëposhtëm ku Surroi bashkë me Vllasin e kishin përulur aq keq veprimtarinë e Adem Demaçit sa as tash s’po na besohet se pse mungon reagimi shoqëror.

Surroi e Vllasi u nxehën aq shumë me Jugosllavi sa eskaluan në sharje ndaj Demaçit

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: