“Thank you USA, you are my best friend. You are the peacekeeper, you are the legend,” – thotë kënga virale e Armend Miftari – Mendit.
Kënga e tij ishte bërë menjëherë virale në Kosovë. Për shkak të sikletit që të vjen nga gjithë ajo dashuri e mirënjohje. Për shkak të melodisë që herë tingëllon si këngë për fëmijë, e herë për dasma. Dhe për shkak të këngëtarit.
Ju njoftojmë se tashmë edhe bota e ka marrë vesh për këtë këngë. Është bërë virale globalisht përmes YouTube, aq sa ka edhe ripublikime të saj me qëllime dashakëqija apo edhe veç ironike.
Tashmë, kënga i ka marrë 3.9 milionë klikime. Dhe mbi 14 mijë komente.
Por, çka po thonë komentatorët nga e mbarë bota?
“Qët sen e ka pritë Trumpi prej Zelenskit,” – u tall njëri.

“Qiky jom unë kur aplikoj për vizën amerikane,” – u tall një tjetër.

“Eminemi është heshtë diçka prej që ka dalë kjo këngë,” – një komentues tjetër.

Ndërkohë, edhe një tjetër komentues e lidhi me Eminemin:
“I vetmi reper që Eminemi ka frikë me i bo diss,”
“Po du me m’dashtë gruja qashtu qysh kosovarët e dojnë amerikën,” – një tjetër.

“Jepjani vizën këtij djali,” – tjetri.
“As amerikanët s’e dojnë Amerikën qishtu,” – një edhe më tjetër.

Janë 14 mijë komente. Shkoni dhe shihni tjerat në YouTube. Ndërkohë, Mendi në përshkrim të videos e ka një mesazh
“Për dasma e ahengje, mund të kontaktoni…”

Çka mendon, a thu, Armend Miftari-Mendi për projektin e gazit amerikan?