Kurti përfshihet në një debat në bregdetin grek: Autokratët – të lindur shekullin e gabuar

RRJEDHJEKurti përfshihet në një debat në bregdetin grek: Autokratët - të lindur shekullin e gabuar

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka njoftuar për herë të parë se po merr pjesë përsëri në Greqi në një Simpozium.

Një muaj pas zgjedhjeve, ai ka lajmëruar se ka marrë pjesë në një panel kushtuar demokracive të reja – dhe se çka mund të mësojnë demokracitë e vjetra prej tyre.

Ai thotë se veç tjerash i ka apsur tri mesazhe kryesore për panelistët:

  • “Evropa fillon në shtëpi për secilin shtet dhe përfundon në vijat e frontit të luftës në Ukrainë…”
  • “Në zhvillimet botërore nuk kemi përplasje të jashtme të civilizimeve por sot jetojmë në kohëra të përplasjeve të brendshme të ndërgjegjjes me reaksionin…”
  • “Autokratët duhen konsideruar si njerëz të lindur në shekullin e gabuar…”

Sot, më 7 korrik 2026, janë mbushë saktë një muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme që i dhanë përsëri shumicën në Kuvend por me nevojën e kompromisit me partitë opozitare për të siguruar kuorumin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit/es.

Kurti nuk ka mbajtë deri tash ndonjë takim me liderët opozitarë.

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto: