Ideali i meritokracisë është prej pak gjërave që përbashkon shqiptarët e Kosovës. Duam meritokraci në shoqëri, edhe nëse jodetyrimisht s’e duam për vete.
Por, derisa lëngimi për meritokraci vazhdon të rritet me rritjen e paperspektivës dhe pabarazisë, Michael J. Sandel – një prej filozofëve më të mëdhenj të kohës tonë – argumenton kundër saj. Dhe argumentet janë goxha të fuqishme.
A duhet të japë dorëheqje Edi Rama?
Në një prej tyre, ai përmend thellimin e pabesueshëm të pabarazisë, rritjen e arrogancës së të pasurve dhe rritjen e turpit dhe zemërimit te njerëzit e varfër.
“Më shumë njerëz vdesin në ShBA çdo dy javë prej “dëshpërimi” se që kanë vdekë për 18 vjet në Afganistan dhe Irak,”
Sandel provon të kuptojë me anë të këtij libri arsyet e rritjes së mbështetjes për ekstremin e djathtë nga ana e klasës punëtore.
Ne ju ftojmë ta shikoni këtë video dhe të na e thoni mendimin tuaj. Dhe nëse dëshironi ta lexoni librin [në anglisht] atëherë na shkruani në [email protected]