‘Mos iu besoni syve tuaj!’

TEKST'Mos iu besoni syve tuaj!'

Përjetimi i një nëne të re në Klinikën Pediatrike në Prishtinë u bë viral. Ajo nënë – një aktiviste me emrin Aulona Memeti – e çoi djalin e sëmurë dyvjeçar për shërim dhe u trondit sa më s’ka nga trajtimi që mori. Neglizhencë. Britma. Shpime të pakujdesshme të fëmijës. Sorollatje sa andej-këndej. Fëlliqje gjithandej. Pa çarçafë. Tualete pa dyer. Mure të zhveshta. Mosvet!

Përshkrimet e znj. Memeti nxitën reagime të shumta. Por, një lloj reagimi na ra shumë në sy. Ishte reagimi i shprehur edhe në komente poshtë postimit të saj por edhe në shumë postime të reja. Pak a shumë shprehej me fjalët e mëposhtme: “Edhe unë e kam përjetu të njëjtën,”  ose “Kështu e kam pa edhe unë,”; “Këtë përvojë e kam pasë…”

SONDAZH

A duhet të japë dorëheqje Edi Rama?

PO66%
JO34%
32 vota

Këtë lloj reagimi e shohim edhe në denoncime të zezash tjera në Kosovë. Njerëz të ndryshëm kanë qenë aty para teje. E kanë pa të zezën që ia rëndon jetën kushedi sa e sa njerëzve tjerë si ti, si ai e si ajo. Por, s’e nxorën tastierën. Nuk bëzanë. Ecën tutje.

Dhe kjo që po e themi këtu nuk është për me i denoncu këta qytetarë për qyqarllëk. Është për me tregu diçka edhe më të çuditshme.

Një pjesë e madhe qytetarësh është zvetënu aq keq dhe e ka humbë vetërespektin aq shumë sa nuk po i besojnë më as përvojës së tyre direkte nëse ajo nuk i ndërmjetësohet në ndonjë formë nga tjetri. Pra, nga mediat apo nga rrjetet sociale. Ajo që e shohim me sy bëhet e konfirmuar si e vërtetë veç nëse na shfaqet edhe prej të tjerëve. Ekzistenca virtuale është bërë kusht për atë realen. Esse est percipi… solum in retibus socialibus.

“E kam pa me sytë e mi,” – i thoshte filani filanit dikur kur donte me e bindë se një ngjarje kishte ngja përnjëmend. Mund t’i thotë edhe sot, veçse kjo fjali është e zhveshtë prej kuptimit.

Qytetarët përballen me aq shumë narrativa që bëjnë ‘spine’ e interpretime dashakëqija edhe për gjërat më e lementare, sa i kanë vënë në pikëpyetje edhe shqisat e tij. A është natë a ditë? Nxehtë a ftohtë? Çarçaf i pastër a i papastër? Gjithçka është e kontestueshme. Dhe prandaj, pas atij statusi znj. Memeti i shkuan në dhomë për me i verifiku ato që i shkroi në status. Herën e dytë i thanë që ato të dhëna ishin të pasakta. E fotografitë ishin të qarta. Shiheni çarçafin: i pastër a i papastër? Mirëpo, edhe kjo u vu në pikëpyetje. Dhe natyrisht, dikush tjetër mund të thyhej. Mund të pyeste veten se mos as ajo që e kishte pa e dëgju s’ishte e vërtetë. Se mos edhe fotografia s’ishte e vërtetë. Mos ndoshta asgjë s’ishte e vërtetë nëse nuk të thoshte tjetri se ishte?!

TJETËR është një faqe që funksionon në baza vullnetare. Mbështet punën tonë duke pëlqyer faqen tonë në Facebook (KËTU) dhe kanalin tonë në YouTube (KËTU).

Ju mund të pëlqeni edhe këto:

Jetë burgu – Fatos Lubonja

00:06:40

Tirania e Meritës – Michael Sandel

Tamlin e nanës